STUDIO · DYER & DYSHEME

A shkon kjo derë
me këtë dysheme?

Klienti e sheh kombinimin para se të blejë. Në sallon apo nga diaspora, me emrin e biznesit tuaj.

Provo Studion
Dhomë ilustruese nga Studio
Dhomë ilustruese nga Studio

NË PRAKTIKË

Më pak hamendje. Më shumë qartësi.

Dera, dyshemeja, detajet

Shihni modelin, ngjyrën, pervazin dhe lajsnen bashkë në 7 dhoma 3D.

Krahasoni zgjedhjet

Shihni dy kombinime krah për krah dhe ruani pamjen që ju pëlqen.

Kërkesë e qartë

Klienti përgatit kërkesën me kombinimin dhe kodet e produkteve për WhatsApp ose Viber.

Me emrin tuaj

Logoja, kontaktet dhe produktet e biznesit tuaj. Shqip, anglisht dhe gjermanisht.

SI FUNKSIONON

Tre hapa të thjeshtë.

  1. Zgjidhni dhomën

    Nisni me një nga dhomat e Studios.

  2. Provoni kombinimin

    Dera, dyshemeja dhe detajet.

  3. Përgatitni kërkesën

    Kombinimi i saktë, gati për ta dërguar.

ÇMIMI

Qartë, që në fillim.

PËRGATITJE + MIRËMBAJTJE

550€ + 30€/muaj

Hostimi, mirëmbajtja e rregullt dhe ndihma bazë në përdorim përfshihen.

Kërko prezantim

PAGESË NJË HERË

750€ një herë

Hostimi dhe domeni paguhen nga ju. Mirëmbajtja dhe ndryshimet e mëvonshme paguhen veçmas. Përfshihen 30 ditë korrigjime të defekteve të dorëzimit.

Kërko prezantim

Çfarë përfshin përgatitja

Brendi juaj, deri në 8 dekore dyshemeje, 6 përfundime të përbashkëta për dyer dhe 4 linja dyersh me format ekzistuese, në 7 dhoma. Të dhënat e produkteve, publikimi dhe një trajnim.

Ju siguroni informacionin dhe imazhet e produkteve me leje përdorimi. Dhoma, modele, produkte dhe përgatitje shtesë të imazheve paguhen veçmas. Përdorimi është joekskluziv; nuk përfshihet pronësia ekskluzive e platformës.

Zhvillim dhe mbështetje

Ibrahim Kunushefci

Kontakti juaj i drejtpërdrejtë për planifikimin, zhvillimin dhe mbështetjen teknike të projektit.

Kërko prezantim Më shumë rreth meje →