Për bizneset e dyerve dhe dyshemeve.

Një faqe moderne me katalogun tuaj në një vend. Kërkesa ju vjen në WhatsApp me produktin, ngjyrën dhe përmasën e saktë.

Katalog demonstrues: katër dyer të brendshme në një rresht
Katalogu demonstrues i dyerve në telefon
Faqe demonstruese · pamje ilustruese
Katalogu demonstrues: dyer, dysheme dhe detaje në një faqe
Faqe demonstruese. Pamje ilustruese; ngjyrat përfundimtare konfirmohen me mostra fizike.

01 / FAQJA JUAJ

Faqe interneti për dyert dhe dyshemetë tuaja

Një katalog i qetë që e tregon gamën tuaj ashtu siç e tregon shitësi në sallon.

  • Katalogu në një faqe: dyer, dysheme dhe detaje
  • Faqe për çdo produkt, me ngjyrën, modelin dhe përmasën
  • Lista e ruajtur dërgohet si një kërkesë e vetme në WhatsApp ose Viber
  • Shqip, anglisht dhe gjermanisht

Çmimi sipas projektit. Ofertë pas një bisede të shkurtër.

Derë mbi dysheme parketi ribë peshku, në një dhomë ilustruese
Dhomë ilustruese nga Studio. Ngjyrat përfundimtare konfirmohen me mostra fizike.

SHTESË, NËSE JU DUHET

Studio: dera dhe dyshemeja bashkë

Një pjesë e veçantë e faqes ku klienti e sheh derën dhe dyshemenë në një dhomë, para se të vijë në sallon.

  • 7 dhoma ilustruese
  • Dera, pervazi, lajsna dhe dyshemeja ndryshojnë me një prekje
  • Kërkesa me kombinimin e saktë në WhatsApp ose Viber

Çmimi sipas projektit. Ofertë pas një bisede të shkurtër.

Si funksionon Studio
Lista e porosive në telefon Orari i montuesve në telefon Borxhet në telefon

Të dhëna demonstruese

02 / PËR PUNËN E PËRDITSHME

Porositë & Borxhet, të përgatitura për dyer dhe dysheme

Porositë, avanset, borxhet dhe orari i montuesve në një vend. Për pronarin dhe zyrën; montuesit nuk kanë nevojë për aplikacion.

350€ + 50€/muaj

përgatitja një herë + mirëmbajtja mujore

Shiko si funksionon

Le të flasim për sallonin tuaj.

Jua tregoj faqen dhe aplikacionin në pak minuta, aty ku punoni. Pa obligim.